Zyrtare, Barcelona refuzon të luajë ndeshjen e La Liga

10 Dhjetor 2018
21:39
back button

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Barcelona njoftoi se bordi drejtues ka vendosur që të refuzojë kategorikisht zhvillimin e ndeshjes kundër Girona në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në program për datën 26 janar të vitit të ardhshëm. Klubi blaugrana ka vendosur me argumentin se: “shkon përtej vullentit të tyre për të luajtur, pasi dihet mungesa e konsensusit në të gjithë La Liga, mbi këtë propozim”.

Nga ana tjetër klubi katalanas bën të qartë se: “është i gatshëm të udhëtojë drejt Miami që të zhvillojë një ndeshje të La Liga dhe pranon që të gjitha përfitimet nga e drejta televizive të ndahen mes klubeve të divizionit të parë dhe të divizionit të dytë. Megjithatë Barça mendon se ky projekt do të dështojë, në rast se nuk do të arrihet marrëveshja mes të gjithë aktorëve të përfshirë”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit