ZYRTARE: Bayerni konfirmon trajnerin e ri, drejtuesit vendosin

15 Nëntor 2019
21:25
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen po zhvillon asamblen e zakonshme vjetore ku të gjithë drejtuesit më të mëdhenj të klubit janë mbledhur dhe po diskutojnë në lidhje me të ardhmen e klubit. Vendimi i fundit që ka dalë nga kjo mbledhje dhe më i rëndësishme është konfirmimi i trajnerit Hansi Flick. 

Ai do të vazhdojë punën të paktën deri në fundin e 2019. Zëvendësi i Niko Kovac fitoi dy ndeshjet e tij të para nën drejtimin e skuadrës me Olympiacosin në Champions dhe Dortmundin në kampionat. 

Drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë dhe ecuria e tij do të varet në bazë të rezultateve që do të marrë deri në fund të këtij viti. Një lajm i pritur deri diku, pasi gjermanët nuk kanë gjetur një emër të rëndësishëm për t’i besuar stolin e tyre. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit