Maximilian Beier është një lojtar i ri i skuadrës së Borussia Dortmund. Sulmuesi 22-vjeçar, tashm një ish- lojtar i Hoffenheim, kishte kohë që ishte në shënjestrën e nën-kampionëve të Europës.
Jo vetëmn të atyre, por edhe disa ekipe në Premier League, Spanjë e Itali ishin interesuar për të. Gjithsesi, në fund ishte klubi verdhezi që doli në krye, duke siguruar shërbimet e tij.
Kostoja e transferimit shkon në rreth 30 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, deri më 30 qershor 2029. Beier këtë vit ka debutuar edhe me kombëtaren e Gjemanisë.
Lojtari pritet të jetë trashëgimtari i Fullkrug, që u largua drejt Anglisë. Sezonin e kaluar, realizoi 16 gola në 33 ndeshje në Premier League.