Zyrtare!!! Brazili zgjedh trajnerin e ri të kombëtares, objektivi botërori 2026

8 Janar 2024
8:23
Telesport
back button

Brazili ka zgjedhur trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit. Pas refuzimit që i bëri stolit trajneri italian Carlo Ancelotti (rinovoi me Real Madrid), Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur t’ia besojë stolin trajnerit Dorival Junior.

Ai do të zërë vendin e Fernando Diniz, që ishte i përkohshëm në këtë detyrë prej 6 muajsh (6 ndeshje) dhe që u largua pak ditë më parë. Njoftimi i emërimit të Dorival Junior erdhi pak më parë, me trajnerin që hoqi dorë nga detyra e teknikut të Sao Paolo.

Edhe klubi i So Paolo njoftoi lamtumirën e trajnerit, që tashmë do të drejtojë Seleçao, në vështirësi muajt e fundit. “Ky është realizimi i një ëndrre, që u bë e mundur vetëm pasi njerëzit vlerësuan punën e kryer te Sao Paolo”, tha Dorival Junior.

Tani nis një detyrë e ëvshtirë dhe kërkon mbështetjen e të gjithë tifozëve për të rikthyer Brazilin aty ku i takon”, tha trajneri i ri i kombëtares që Brazilit, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Seleçao, vit kur dhe zhvillohet botërori i ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit