ZYRTARE | “Dora e hekurt” ndaj Genoas para ndeshjes ndaj Juventusit. E pëson edhe Sampdoria

27 Shtator 2024
19:13
Telesport
back button

Genoa-Juventus, e planifikuar për nesër në orën 18:00 në stadiumin “Ferraris”, do të luhet me dyer të mbyllura. Kështu ka vendosur prefekti i Xhenovas pas vendimeve të Observatorit për ngjarjet sportive.

Dispozita erdhi pas incidenteve mes tifozëve te Genoas dhe Sampdorias që ndodhën para, gjatë dhe pas derbit të Kupës së Italisë që u zhvillua të mërkurën në mbrëmje (dhe përfundoi me fitoren e ekipit dorian me penallti me kalimin në raundin e 16-të të kompeticionit).

Nje mase e ngjashme edhe për Sampdoria-Juve Stabia, të planifikuar për të premten më 4 tetor në orën 20:30, e vlefshme per Serie B. Gjithashtu, nëse konfirmohen zërat në lidhje me masat që do të merren për ndeshjet jashtë fushe, sektorët e jashtëm do të mbyllen për ndeshjet e Genoa-s me Atalantën (5 tetor), Lazio (27 tetor) dhe Parma (4 nëntor) dhe ato te Sampdorias në Modena të dielën më 29 shtator në orën 15, Cesena më 19 tetor dhe Cittadella më 29 tetor.

Ministri i Brendshëm Piantedosi ka shprehur mendimin e tij për përplasjet e orëve të fundit. “Ajo që ndodhi gjatë derbit Genoa-Sampdoria nuk ka të bëjë me futbollin dhe vlerat që mund të transmetojë ky sport.”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit