ZYRTARE! Dortmund siguron Champions League 90′ nga fundi (VIDEO)

16 Maj 2021
20:42
Telesport
back button

Borussia Dortmund ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League një javë para mbylljes së Bundesliga. Verdhezinjtë mposhtën Mainz në transfertë me rezultatin 3-1, duke shfrytëzuar kështu humbjen e djeshme të Eintracht Frankfurt.

Verdhezinjtë e zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë. Guerreiro shënoi një gol mjaft të bukur që në minutën e 23-të, me një goditje nga distanca. Tre minuta para fundit realizoi edhe Reus dhe Borussia shkoi në dhomat e zhveshjes e qetë.

Dominimi i tyre u shpërblye me një tjetër gol, në minutën e 80-të. Këtë herë ishte Julian Brandt ai qe e çoi topin në rrjetë. Në shtesa Mainz u kundërpërgjigj me një gol të Quaison me penallti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit