Tani nuk ka më asnjë dyshim! Ashtu si kishte raportuar Bild, Dayot Upamecano ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Red Bull Leipzig. Për mbrojtësin francez, në të kaluarën i kërkuar edhe nga Milani, Arsenali, Bayern por edhe shumë klube europiane, ka mbërritur zgjatja e kontratës deri në vitin 2023, ashtu si njofton edhe klubi me komunikatë.
Dayot #Upamecano has extended his contract with #RBLeipzig until 2023! 😄😄😄
🔴⚪ #DieRotenBullen #Upa2023 pic.twitter.com/oN9ajhAWMB
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) July 31, 2020
Portali gjerman Bild zbulon gjithashtu se do të futet një klauzolë për prishje kontrate 50 milion euro, ndërsa futbollisti do të marrë një rrogë më të lartë.