Zyrtare, “final four” e Ligës Ballkanike në Tiranë

12 Mars 2019
16:01
Telesport
back button

Më datat 6-7 prill, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Tiranë do të zhvillohet faza finale e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj. Një shans i artë për Teutën, që është kualifikuar në “final four” dhe do të luajë në “fushën” e saj, me shpresën që të triumfojë për herë të parë në këët event.

Tri skuadrat e tjera finaliste janë: Akademik Bultex e BC Beroe nga Bullgaria si dhe skuadra maqedonase e Blokotehna. Për momentin ende nuk janë konfirmuar çiftet gjysmëfinaliste, pasi ka edhe disa ndeshje që të përfundojë sezoni i rregullt, që do të përcaktojnë renditjen përfundimtare.

BIBL ka konfirmuar Shqipërinë si vend organizator të “final four”, hera e parë që në vendin tonë zhvillohet faza finale. Edhe për Teutën ky është sezoni i parë që merr pjesë në këtë event Ballkanik, ndërkohë që më parë kanë luajtur edhe Vllaznia e Tirana, por pa mundur të shkojnë në fazën finale.

Teuta ne basketboll per meshkuj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit