Zyrtare: Formula 1 konfirmon edhe dy pista të tjera në kalendar

10 Korrik 2020
11:23
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka konfirmuar edhe dy gara të tjera në kalendarin e saj provizor për botërorin 2020 të Formula 1. Pas 8 garave të para, sot ka ardhur konfirmimi për garën e 9-të dhe atë të 10-të.

Gara e nëntë do të zhvillohet në pistën italiane të Mugello, më 13 shtator. Kjo garë përkon edhe me garën nr.1000 të Ferrarit në Formula 1, që praktikisht do ta zhillojë atë në pistën e saj. Ndërsa gara e 10-të do të zhvillohet më 27 shtator, në Sochi, Rusi.

Për shkak të situatës aspak të mirë në Portugali, gara e planifikuar për t’u zhvilluar aty, në pistën e Portimao, ende është në dilemë. Po ashtu në dilemë edhe garat jashtë Europës, ato që mund të zhvillohen në Lindjen e Mesme apo Azi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit