ZYRTARE: Futbolli shqiptar rifillon ditën e mërkurë pa tifozë! Programi dhe oraret

29 Maj 2020
15:11
Telesport
back button

Më në fund, pas shkresash, takimesh, mbledhjesh dhe apeli, ka ardhur “ok” nga Ministria e Shëndetësisë dhe ministrja Ogerta Manastirliu, që në lidhje direkte me video ka konfirmuar se pas datës 1 qershor, kur do të vijë edhe hapja totale e vendit, do të lejohen aktivitetet publike dhe sportive!

Futbolli rikthehet kështu pas më shumë se dy muajsh në vendin tonë, pasi u mbyll në datën 12 mars. Normalisht, të gjitha aktivitetet do të jenë pa praninë e spektatorëve.

Saktësim: ora ndryshon nga 17:30 në 17:00

“Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara”, ishte fjali i Manastirliut.

Kështu, ditën e mërkurë, do të luhet Java 27 e kampionatit, pasi gjithçka kishte ndaluar pas zhvillimit të ndeshjeve në javën e 26-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit