ZYRTARE: Ja kur luhen gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë!

27 Maj 2020
16:35
Telesport
back button

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë publike ditën e sotme programin e gjysmëfinaleve të Kupës (DFB), duke zyrtarizuar datat dhe oraret.

Bayern Leverkusen do të udhëtojë në fushën e Saarbrucken në datën 9 qershor, në orën 20:45, ndërsa Bayern Munich do të presë Eintracht Frankfurt në po të njëjtin orar por një ditë më pas, pra më 10 qershor.

Sa i përket finales së Kupës së Gjermanisë, data 4 korrik është zgjedhur për përballjen, ndërsa stadium nuk ndryshon por vazhdon të jetë “Olympiastadion” i Berlinit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit