ZYRTARE: Juventus-Atalanta me 4300 tifozë, qeveria i jep leje edhe pas orës 22:00!

17 Maj 2021
21:22
Telesport
back button

Finalja e Kupës së Italisë është planifikuar për të mërkurën në orën 21:00 (19 mjaj) në “Mapei Stadium” të Reggio Emilia.

Përballë do të jenë Juventusi dhe Atalanta por këtë herë ndryshimi do të jetë i madh pasi në stadium do të mund të futen plot 4300 tifozë.

Duke qenë e ndaluar që të ketë njerëz në qarkullim pas orës 22:00 dhe duke ditur se ndeshja mund të mbarojë si në 23:00 ashtu edhe në 00:00 nëse shkon më shtesë ose penallti – sipas Sky Sport – burimet qeveritare bëjnë të ditur se do të sigurohet një përjashtim për këtë rast, me tifozët e pranishëm të cilët më pas do të jenë në gjendje të ndjekin lojën deri në bilbilin e fundit dhe më pas të kthehen në shtëpi..

Lajme të tjera

Lajmet e fundit