Zyrtare: Kampioni i botës firmos me Liverpool, ylli i Premier League vishet “i kuq”

8 Qershor 2023
12:35
Telesport
back button

Mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister ka firmosur me Liverpool. Skuadra e “reds” ka zyrtarizuar sot në rrjetet sociale transferimin e 24-vjeçarit, që prej katër sezonesh luante në Premier League me Brighton, me të cilin kishte një kontratë deri në vitin 2025.

Sipas mediave britanike, kjo marrëveshje i ka kushtuar rreth 60 milionë euro skuadrës së Liverpool, ndërkohë që trajneri Jurgen Klopp merr më në fund mesfushorin që kërkonte. Në dhjetor, Mac Allister u shpall kampion bote me Argjentinën në “Katar 2022”.

Mësohet se mesfushori argjentinas ka nënshkruar një kontratë disavjeçare. Me Liverpool. “Është fantastike që jam këtu te Liverpool. Është një ëndërr që bëhet realitet dhe mezi pres që të nisë kjo aventurë e re”, tha Mac Allister.

Doja të isha këtu që ditën e parë kur të nisë grumbullimi, ndaj jam i lumtur që kjo marrëveshje u mbyll kaq shpejt. Mezi pres të takoj shokët e rinj të skuadrës. Ky ishte një vit fantastik për mua, në Botëror, me Brighton dhe tani transferimi në “Anfield”, tha argjentinasi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit