ZYRTARE | Lazio ka një trajner të ri, rikthehet kroati në Serie A pas aventurave te Juventus e Verona

18 Mars 2024
20:30
Telesport
back button

Ashtu si pritej pasi Martusciello kishte drejtuar ekipin e Lazios vetem ne sfiden e fundjaves ndaj Frosinone-s, e fituar nder te tjera, tani eshte Igor Tudor trajneri i ri duke marre keshtu vendin e Maurzio Sarri-t.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekalter përmes rrjeteve sociale, duke postuar një foto të trajnerit duke pozuar me shallin bardhekalter, duke i uruar mirëseardhjen.

Më pas ka mbërritur edhe një deklaratë e shkurtër: “S.S. Lazio njofton se Igor Tudor nga sot merr rolin e trajnerit të ekipit të parë. Mire se erdhe”.

I rritur në atdheun e tij, Kroaci, te Hajduk Split, një klub ku edhe përfundoi karrierën e tij konkurruese, si futbollist kaloi disa vite në Itali, duke e lidhur emrin e tij me atë të Juventusit.

Pas aventures si futbollit, në gusht 2009, me ardhjen e trajnerit italian Edy Reja në pankinën e Hajduk Split, Tudor u bë asistent i tij; kjo parantezë e parë brenda stafit të klubit të Splitit përfundoi në shkurt 2010, me përfundimin e kontratës nga trajneri friulian. Një periudhë e dytë filloi në dhjetor 2011, kur drejtori sportiv Sergije Krešić i besoi atij drejtimin teknik të ekipit U-17.

Në korrik 2012 ai u bë zëvendës i komisionerit teknik të kombëtares kroate, Igor Štimac, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin e ardhshëm. Në prill 2013 ai u emërua trajner i ekipit të parë të Hajdukut, duke fituar edhe trofe. Me pas u ul në stolin e skuadrës greke PAOK, ku qëndroi deri në mars 2016 kur u lirua nga detyra, për shkak të rezultateve negative dhe komenteve të tij përçmuese për cilësinë e skuadrës në dispozicion.

Në qershor 2016 ai u thirr për të drejtuar Karabükspor, një klub turk i sapo promovuar në Süper Lig. Ai dha dorëheqjen gjatë sezonit aktual, në shkurt të 2017, për të pranuar ofertën e Galatasarayt më të famshëm, me të cilin e përfundoi kampionatin në vendin e katërt.

Rikthim te Hajduk dhe serish Serie A, kete here ndihmes i Pirlos te Juventusi. Nga aty Verona, por edhe Olympique Marseille deri te Lazio, nje tjeter hap karriere.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit