ZYRTARE: Liverpooli nis rinovimet, kontratë afatgjatë me zbulimin e Kloppit

5 Korrik 2020
10:10
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli u rikthye te titulli kampion në Angli pas 30 vitesh, por trajneri Jurgen Klopp ka filluar të mendojë për ekipin e së ardhmes. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë me Curtis Jones.

Mesfushori anglez ka patur minutat e tij këtë sezon duke luajtur në FA Cup dhe Carabao Cup. Ai ka dhuruar paraqitje të mira, prandaj stafi teknik ka vendosur të rinovojë me të riun.

19-vjeçari ka hedhur firmën në kontratë për 5 vite. Ai pritet të huazohet që të fitojë më shumë eksperiencë, por pavarësisht kësaj Liverpooli shpreson që të gjejë tek ai liderin e ardhshëm të ekipit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit