Pasi luajti për disa nga klubet më të rëndësishme në Europë (Benfica, Valencia, Inter, Juventus, Bayern Munich, Manchester City dhe Barcelona), João Cancelo fluturon për në Arabinë Saudite. Mbrojtësi portugez, nga sot është një lojtar i Al Hilal.
Cancelo, 30 vjeç, nuk do të rikthehet në Katalonjë, ku luajti vjet i huazuar, por do t’i bashkohet Neymar dhe kampionëve të tjerë në ekipin e drejtuar nga Jorge Jesus, dominues absolut në Arabinë Saudite.
Transferimi do të sjellë rreth 30 milionë euro në arkën e Manchester City, ndërsa lojtari do të përfitojë rreth 15 milionë për tre sezonet e ardhshme. Portugezi kishte kohë që kishjte përfunduar në listën e të padëshiruarve të “citizens”.
Prej një viti e gjysmë ai ka luajtur i huazuar, fillimisht 6 muaj te Bayern Munich dhe vjet te Barcelona. duket se transferimi në Arabi ishte zgjedhja më e mirë për të.