Joshua Zirkzee është zyrtarisht një lojtar i Manchester United. Klubi anglez ka komunikuar sot blerjen e sulmuesit 23-vjeçar holandez, një prej protagonistëve të sezonit të kaluar me fanellën e Bologna, që kulmoi me kualifikimin në Champions League (12 gola e 6 asist).
Zirkzee ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me opsion për vitin e gjashtë dhe do të marrë një pagë prej rreth 3.5 milionë në sezon, plus bonuse. Bologna gjithashtu arkëton një shumë të konsiderueshme për sulmuesin. United do të paguajë një shumë më të lartë se klauzola e parashikuar.
Marrëveshja mes klubeve u gjet për rreth 45 milionë euro, por me pagesë të shtyrë për tre vjet. 40% e kësaj shume, rreth 18 milionë euro, do të përfundojnë në arkën e Bayern Munich, nga i cili Bologna e mori dy vite më parë për 8 milionë. Pra, fitimi neto i klubit italian është 27 milionë euro.