ZYRTARE: NBA merr vendim për Bryant, nderim i madh për legjendën!

4 Prill 2020
18:35
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i madh ka ardhur nga NBA. Legjenda e shuar Kobe Bryant është përzgjedhur si “Hall of Fame” për vitin 2020. Ai do t’i shtohet listës së yjeve së bashku me Tim Duncan dhe Kevin Garnett. 

Legjenda e basketbollit humbi jetën në një aksident fatal, pasi helikopeteri që po udhëtonte së bashku me vajzën e tij dhe disa miq të familjes humbi kontrollin dhe u përplas me një faqe muri. Fatkeqësisht, të gjithë personat në bord vdiqën. 

Bryant është një ndër më të mëdhenjt e historisë së basketbollit amerikan. Ai është i katërti në renditjen e koshshënuesve, pasi ka realizuar 33 643 pikë dhe ka fituar 5 herë titullin kampion.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit