Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit u ndërpre në minutën e 18-të dhe drejtuesit e ligës italiane të futbollit vendosën që ky takim të shtyhet për një datë tjetër.
Futbollisti i skuadrës pritëse, Eduardo Bove, ra pa ndjenja në fushë duke shfaqur probleme me zemrën. Tifozët dhe lojtarët u panikosën pas kësaj ngjarjeje.
Ekipet mjekësore të të dyja skuadrave dhanë menjëherë ndihmën e parë, teksa raportohet se shoku i ekipit, Gosens, vrapoi i pari për t’i bërë frymëmarrje artificiale.
Lojtarët e Fiorentinës dhe ata të Interit u përpoqën të shmangnin sa më shumë kamerat, që teleshikuesit të mos e shihnin gjendjen e Boves nga afër.
Raportohet se Bove është në spital dhe tashmë merr frymë në mënyrë autonome. Gjendja e tij duket e stabibilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.