ZYRTARE: PSG rinovon me idhullin e tifozerisë, Leonardo e bindi lehtë

11 Korrik 2020
18:55
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me djaloshin e shtëpisë Presnel Kimpembe. Benjamini i tifozerisë së kampionëve të Francës hodhi firmën në kontratë deri në vitin 2024, pasi gjeti akordin me drejtuesit e klubit.

Drejtori sportiv Leonardo nuk e kishte shumë të vështirë me mbrojtësin, pasi Kimpembe e ka nisur karrierën e tij me PSG që fëmijë. Ai ka veshur për herë të parë fanellën e parisienëve në moshën 8-vjeçare dhe tani nënshkruan një kontratë afatgjatë.

“PSG është ekipi i zemrës sime. Jam këtu që prej moshës 8-vjeçare dhe fakti që hodha firmën në një kontratë afatgjatë më bën të ndihem i nderuar”, – tha 24-vjeçari pasi prezantimit nga klubi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit