ZYRTARE: Punë shqiptarësh, dy ish-futbollistët largohen nga Dinamo! Mister mbi “divorcin”: shkarkim apo dorëheqje?

1 Mars 2021
20:41
Telesport
back button

Dinamo Tirana nuk flet më italisht. Ish-futbollsitët Francesco Moriero dhe zëvendësi i tij Fabrizio Miccoli kanë paraqitur dorëheqjet e tyre ditën e sotme. Dyshja italiane mbërriti në kryeqytetin shqiptar dhjetorin e kaluar.

Mbyllet në mënyrë surprizë pas vetëm dy muajsh aventura e Francesco Moriero si trajner i Dinamos.

Lajmin e njofton vetë trajneri italian në një postim në rrjetet sociale, ku njofton dorëheqjen, pa treguar shkaqet.

Ai pati ardhur vetëm në janar te Dinamo, teksa e drejtoi skuadrën në vetëm dy ndeshje. Humbi në mënyrë të befasishme ndaj Erzenit të vendeve të fundit dhe fitoi në javën e shkuar ndaj Orikut.

“Qëndrimi zyrtar i dorëheqjes. Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendëstrajnerit dhe përgatitësit atletik.

Misteri dhe gjithë stafi teknik falënderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguan në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në nivelin futbollistik dhe njerëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj”, shkruhet në postim.

Por, versioni zyrtar i Dinamo Tirana, i cili sapo ka publikuar një njoftim për shtyp që njofton shkarkimin e trajnerit të saj dhe zëvendësit të tij:

“Klubi Dinamo Tirana zyrtarizon shkarkimin e trajnerit të ekipit të parë Francesco Moriero dhe ndihmësit të tij Fabrizio Miccoli. Përjashtimi ndodh për shkak të mosmarrëveshjes së ideve midis dy trajnerëve dhe menaxhmentit, i cili menjëherë aspiron promovimin për të rikthyer emrin e këtij klubi.

Dinamo falënderon të dy për disponueshmërinë e treguar dhe u uron atyre një progres të mirë në karrierë “, lexohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit