ZYRTARE: Qeveria spanjolle jep dritën jeshile, zbulohet kur rikthehet La Liga!

23 Maj 2020
14:49
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshim, La Liga do të rikthehet dhe Qeveria Spanjolle ka dhënë dritën jeshile për futbollin. Spanja ishte një ndër shtetet më të prekura nga COVID-19 dhe pati shumë viktima.

Qeveria Spanjolle ka bërë me dije se kampionati spanjoll mund të rikthehet me datë 8 qershor. Një lajm shumë i mirë për klubet, por dhe për tifozët e futbollit. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, nga një konferencë për shtyp bëri me dije lajmin.

“Është dhënë drita jeshile që kampionati spanjoll të rikthehet nga data 8 qershor. Ishte një vendim i përbashkët i Këshillit të Lartë të Sporteve. Muzetë, kinematë, koncertet dhe teatrot do të rihapen gradualisht”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit