ZYRTARE: “Rrëmbim” nga hoteli, Partizani zyrtartizon afrimin e parë

7 Janar 2020
15:21
Eraldo Harlicaj
back button

Një lëvizje e papritur në radhët e “Demave të kuq”. Klubi ka prezantuar lojtarin e tyre të ri, Dorian Kërçiku. Ish-mbrojtësi i Tiranës pranoi firmën me rivalët e kryeqytetit dhe është nisur menjëherë drejt Antalias për t’u vënë nën urdhrat e Adolfo Sormanit. Trajneri italian ka kërkuar një mbrojtës krahu të djathtë, pasi Idrizi nuk ka përmbushur pritshmëritë. 

Njoftimi – “Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Dorian Kërçikun. Mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi për këtë sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm. 26 vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Tirana.

 

“Gjithashtu Kërçiku ka qenë edhe pjesë e ekipeve përfaqësuese U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Mbrojtësi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Antalia për tu vënë në dispozicion të trajnerit Adolfo Sormani”, – shkruajnë kryeqytetasit. 

Interesant është fakti që Kërçiku ishte zyrtarizuar nga Bylisi. Ai ishte pjesë e skuadrës ballshiote ku po qëndronte në hotel me ekipin. Mbrojtësi u largua nga hoteli i ekipit dhe iu bashkua Partizanit duke udhëtuar në mëngjes drejt Turqisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit