ZYRTARE: Sergio Roberto 2 muaj jashtë, Koeman humb gjatë Piquen!

22 Nëntor 2020
13:55
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me dëmtimet e Ferard Pique dhe Sergio Robertos. Të dy patën probleme në ndeshjen kundër Atletico Madridit dhe trajneri Ronald Koeman do t’i humbasë gjatë.

Sergio Roberto ka një dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Mbrojtësi i krahut të djathtë u dëmtua në gju. Testet mjekësore kanë konfirmuar se do të mungojë për 2 muaj.

Pique nga krahu tjetër ka një dëmtim më të rëndë. Ai do të mungojë më gjatë sepse ka ndryshje në 3 vende të ligamentit, por për fatin e tij të mirë nuk i është këputur. Problemi i Pique është në gjurin e djathtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit