Zyrtare! Skuadra legjendë në F1 do të garojë vetëm me një makinë në Australi pas aksidentit

22 Mars 2024
11:54
Telesport
back button

Ajo që u frikësua në orët e fundit tani është bërë një realitet i hidhur. Në garën e Cmimit të Madh të Australisë, ditën e  dielë, do të marrin pjesë vetëm 19 makina në garë. Skuadra Williams ka vendosur të tërheqë makinën e pilotit amerikan Logan Sargeant, shasia e të cilit do t’i kalojë makinës së Alex Albon.

Gjithçka rrjedh nga aksidenti që përfshiu shoferin tajlandez Albon në provat e lira të zhvilluara sot. Përplasja e tij e pengoi atë të merrte pjesë në sesionin e dytë tyë provave të lira, por mbi të gjitha dëmtoi në mënyrë të pariparueshme shasinë e tij. Skuadra e Williams ka ardhur në Melburn pa një shasi reserve.

Skuadra vendosi të garojë me pilotin e saj më të mirë, Albon, duke përjashtuar Sargeant nga kualifikimet dhe gara, edhe pse ai nuk ishte fajtor në këtë situatë. “Na vjen keq që dëmtimi i shasisë na ka detyruar të tërheqim një makinë nga gara. Është e papranueshme në Formula 1 e sotme të mos kemi shasi rezervë. Si rezultat, na u desh të merrnim disa vendime shumë të vështira sot”, thuhet në deklaratën e Williams.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit