ZYRTARE. Talenti francez firmos me Bayern: Ëndrra ime realitet!

18 Gusht 2019
19:42
back button

Quhet Michael Cuisance dhe ka lindur në Strasburg të Francës. Vetëm 20 vjeç dhe me një fytyrë studenti, u transferua te Bayern Munich për 12 mln euro, pasi Borussia Monchengladbah e bleu dy vite më parë te të rintjë e Nancy për vetëm 250 mijë euro.

Mesfushor qendre dhe organizator, Cuisance firmosi ditën e sotme me ekipin kampion të Gjermanisë, duke dhënë edhe mesazhin e parë… “Një ëndërr që bëhet realitet! Jam krenar dhe i  nderuar që do të përfaqësoj një ndër klubet më të mëdha në botë. Falënderoj familjen dhe agjentin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit