ZYRTARE: Tirana shkëput raportet me 6 futbollistë!

11 Gusht 2020
12:53
Telesport
back button

Një vit mes stolit dhe aktivizimit të paktë, por sigurisht kontributi jepet edhe nga pankina dhe në dhomat e zhveshjes. U shpallën kampionë dhe tani raporti i tyre me Tiranën mund të quhet i mbyllur.

Po flasim për Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Edon Hasani, Mario Morina, Ismael Dunga dhe Lancinet Sidibe, që nuk do të jenë më pjesë e kampionëve në të ardhmen.

Faleminderit Kampionë!KF Tirana falenderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën…

Gepostet von KF Tirana am Montag, 10. August 2020

Tirana do të përballtn me Dinamo Tbilisi në Champions League, ndërsa këta gjashtë futbollistë nuk janë më pjesë e organikës, pasi nuk i është rinovuar kontrata edhe për 1 sezon.

Bardheblutë e kanë zyrtarizuar këtë divorc nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, duke falënderuar tre mesfushorët, portierin dhe dy sulmuesit për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishin pjesë e klubit kryeqytetas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit