Zyrtare, Wilder do të mbrojë titullin më 18 maj, ja rivali

8 Mars 2019
12:41
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri amerikan Deontay Wilder, do të duelojë më 18 maj ndaj patriotit të tij Dominic Breazeale. Dueli është zyrtarizuar sot nga “Showtime”, kompania që do të organizojë këtë sfidë, e cila do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Wilder, 40 fitore e 1 barazim, do të mbrojë titullin e kategorisë WBC, ndërkohë që mësohet se atij i janë ofruar 12.5 milionë dollarë.

Posteri i duelit Wilder vs Breazeale

Kjo do të jetë një sfidë PPV (pay per view-paguaj për ta parë), por vështirë se kjo përballje do të kalojë shifrën e 320 mijë shitjeve që dhuroi dueli Wilder-Fury, zhvilluar në dhjetor. “Unë jam i lumtur që më jepet kjo mundësi dhe do t’i tregoj Wilder se nuk do të jetë një sfidë e lehtë për të. Ky është një shans i artë, kam vite që e pres këtë mundësi dhe nuk do ta çoj atë dëm”, u shpreh Breazeale, 20 fitore e 1 humbje në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit