Zyrtarizohet gjyqtari i Shqipëri-Spanjë, ja kush do të vendosë drejtësi në fushë

22 Qershor 2024
11:21
Telesport
back button

Ndeshja e tretë dhe e fundit në fazën e grupeve për Shqipërinë, ajo ndaj Spanjës, do të gjykohet nga suedezi Glenn Nuberg, 35 vjec.

Ai është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2016 dhe ka gjykuar 44 ndeshje ndërkombëtare në karrierën e tij.

Një vit më parë ai gjykoi finalen e finalen e Kupës së Botës U-20 mes Uruguajit dhe Italisë, ndërkohë që do të jetë edhe në Olimpiadën e Parisit, pas një muaji.

Glenn Nuberg ishte gjyqtari i katërt në finalen e Conference League mes Olympiacos dhe Fiorentina. Ai ishte gjyqtar i katërt edhe mbrëmë, në ndeshjen Holandë-Francë.

Në këtë Europian ai ka gjykuar ndeshjen Rumani-Ukrainë (3-0), ku ka dhënë dy kartona të verdhë. Kjo është hera e parë që ai gjykon Shqipërinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit