Zyrtarizohet sfida e Anthony Joshua, mbron titujt kampionë më 25 shtator

21 Korrik 2021
12:06
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO) do të mbrojë titujt më 25 shtator në stadiumin e Tottenham (Londër). Përballë 31-vjeçarit do të jetë ukrainasi Oleksandr Usyk, ende i pamposhtur në karrierën e tij, ish-kampion bote në peshën “cruiserweight” (pesha deri 93kg).

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Joshua përmes një postimi në rrjetet sociale, duke gjetur kështu rival pas anullimit të sfidës me Tyson Fury. përballë njëri-tjetrit do të jenë kështu dy kampionë olimpike, me Usyk që për herë të parë do të ketë mundësi të bëhet kampion bote në një Divizion tjetër.

34-vjeçari Usyk (18 fitore, 0 humbje) është mandatuar nga WBO për të dueluar ndaj Joshua. “Kam një rival të fortë, po aq i fortë sa edhe Fury. Duhet të jem shumë serioz në përgatitjet dhe në ring. Kjo është sfida që më duhej”, tha Joshua. Sfida pritet të zhvillohet përballë 60 mijë spektatorëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit