100 gola në 104 ndeshje për Bayernin, flet Kane: Është një nder për mua, ndihem vërtet krenar

29 Shtator 2025
9:44
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores së Bayern Munich ndaj Werder Bremen, Harry Kane komentoi: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer. Për mënyrën si e nisëm ndeshjen, ndoshta duhej të kishim shënuar një ose dy gola më shumë që në fillim.

Humbëm disa raste, por pastaj u përmirësuam gjithnjë e më shumë. Shënuam në momentin e duhur, lejuam shumë pak mundësi për kundërshtarin dhe e mbajtëm mirë topin kur e kishim. Ishte një paraqitje dominuese dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

Sulmuesi anglez arriti një tjetër shifër historike; 100 gola në 104 ndeshje me Bayernin. Për këtë ai u shpreh: “Është e pabesueshme edhe për mua, të them të vërtetën. Është një nder të arrij 100 gola me këtë klub të madh. Jam vërtet krenar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit