“Ai thjesht endet nëpër fushë”! Deklarata e fortë e Ibrahimovic për yllin e Anglisë, që e la Henry të shokuar (video)

12 Korrik 2026
19:23
Telesport
back button

Nëse ka një gjë që e karakterizon Zlatan Ibrahimovicin dhe e dallon nga të tjerët, është sinqeriteti dhe mënyra e tij shumë e drejtpërdrejtë e të thënit të gjërave troç. Të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmë në pushim të pjesës së parë në sfidën mes Norvegjisë dhe Anglisë. Tashmë në rolin e komentatorit për FOX Sport bashkë me Thierry Henry, suedezi kritikoi haptazi Noni Madueke.

“Madueke ka qenë në fushë dhe duhet të them se sa herë që prek topin, merr vendimin e gabuar dhe thjesht endet nëpër fushë. Nëse do të isha Tuchel, do ta ndryshoja, sepse nuk bëri absolutisht asgjë në pjesën e parë. As ndërprerja e hidratimit nuk ndryshoi asgjë. Dhe nuk ka luajtur shumë. Ai luajti, por jo si titullar, kështu që po luajnë me një lojtar më pak”, tha Ibrahimovic.

Në anën tjetër, vështrimi i Henry është bërë viral. Francezi nuk komentoi fare këtë deklaratë të Ibrahimovicit, por ishte shikimi i tij që foli më shumë në këtë rast…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit