Milan kërkon Marc Casado-n, Barcelona i tregon çmimin

12 Korrik 2026
17:24
Telesport
back button

Marc Casado do të largohet këtë verë nga Barcelona. Mesfushori difensiv nuk bën pjesë në planet e trajnerit Hansi Flick, si dhe mbi të gjitha duhet të largohet për të ulur faturën e pagave dhe për të krijuar hapësirën e nveojshme për nënshkrimet e reja.

Ekipi më i interesuar për momentin për Casado është Milan. Gazeta Sport bën me dije se drejtuesit e klubit katalanas do të pranojnë vetëm shitjen direkte të lojtarit dhe vetëm një ofertë që nis nga 20 milionë euro.

Edhe pse drejtuesit e Barcelonës kanë dashur që ta përfshijnë Casado-n në marrëveshjen për transferimin e Karim Adeyemi, kjo gjë nuk është pranuar nga Dortmund. Ndaj, në këtë situatë, Milan është destinacioni më i mundshëm për mesfushorin. Gjatë javës pritet të ketë negociata zyrtare mes palëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit