Maldini e nis vrullshëm, kërkon të sjellë në krye të Italisë një nga trajnerët më të mirë në botë

12 Korrik 2026
15:42
Telesport
back button

Rindërtimi i ri i Italisë pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror nis nga Paolo Maldini dhe Leonardo. I pari do të jetë Drejtor Teknik, i dyti këshilltari i tij.

Detyra e parë e dyshes është të gjejnë trajnerin e ri të “Axurrëve”. Deri tani janë përmendur vazhdimisht dy emra: Roberto Mancini dhe Antonio Conte. Megjithatë, Maldini ka një plan tjetër në mendje.

Ish-mbrojtësi kërkon të sjellë Pep Guardiolën në krye të “Axurrëve”. Spanjolli u largua nga Manchester City, pas plot 10 vitesh dhe për momentin është i lirë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, të bindësh Guardiolën nuk është aq e lehtë. Së pari, problem kryesor është rroga e spanjollit, pak e vështirë për t’u përballuar në këto kushte nga Federata Italiane.

Por, duke qenë se vetë Guardiola ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar, ky mund të jetë momenti i duhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit