Juventus përgatit surprizën e merkatos, gjen mbrojtësin ideal te Milan

12 Korrik 2026
12:28
Telesport
back button

Juventus po përgatitet të bëjë shumë ndryshime këtë verë. Luciano Spalletti po kërkon një lider për qendrën e mbrojtjes dhe dëshira e madhe e tij është Fikayo Tomori, qendërmbrojtësi anglez i Milanit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ajo që e bën shumë të mundur këtë transferim është fakti që Tomori është futur në vitin e fundit të kontratës me Milanin, e cila i skadon qershorin e vitit 2027.

Për të mos rrezikuar largimin e tij një vit më pas si lojtar i lirë, Milan është i hapur për largimin e anglezit. Ende nuk dihen pretendimet ekomonike të të dy klubeve. Vlera aktuale e Tomori sipas Transfermarkt është 17 milionë euro. Milan pritet të kërkojë 20-25 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit