Anglia dhe Argjentina do të takohen pas plot 40 vitesh në Kupën e Botës 2026. Përballja e fundit mes tyre ka qenë në Botërorin e Meksikës në vitin 1986, ku protagonisti i jashtëzakonshëm ishte Diego Maradona me “Dorën e Zotit” dhe golin e tij të jashtëzakonshëm, ndoshta më të bukurin në karrierë. Argjentina fitonte 2-1 në atë kohë dhe shkonte në gjysmëfinale. Ndërsa këtë herë do të luhet për biletën e finales.
Ylli kryesor i Argjentinës, Lionel Messi, nuk i fsheh emocionet për përballjen e tij të parë ndaj “Tre Luanëve”.
“Të luash kundër Anglisë është e veçantë sepse ata janë një fuqi e madhe në futboll, dhe ndeshjet kundër kundërshtarëve të tillë janë gjithmonë të veçanta. Është hera e parë që do të luaj kundër tyre. Kam luajtur kundër të gjithëve përveç Anglisë, kështu që do të jetë mirë edhe për këtë arsye”, tha Messi.







