Nga qendra e mbrojtjes te sulmi. 4 emrat e piketuar nga Ruben Amorim për Milanin e tij

12 Korrik 2026
9:22
Telesport
back button

Pas transferimit për një shifër rekord të Gonçalo Ramos për mbi 70 milionë euro dhe të Mario Gila për 30 milionë euro bashkë me bonuset, Ruben Amorim ka zgjedhur 4 emra të tjerë që i kërkon këtë merkato.

SportMediaset zbulon se Amorim ka zgjedhur dy emra për qendrën e mbrojtjes: Virgil Van Dijk, i cili ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Liverpoolin dhe 22-vjeçari i Frosinone, tGabriele Calvani.

Po ashtu, Amorim ka piketuar dy emra të rinj për sulmin. Konkretisht 18-vjeçarin grek të Genk, Konstantinos Karetsa, i cili luan si mesfushor sulmues dhe i dyti boshnjaku i Salzburg, Kerim Alajbegovic, i cili luan si sulmues i majtë. Në sezonin e fundit kontriboi me 13 gola dhe 3 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit