Tenistja çeke Linda Noskova u shpall fituese e grand slam-it të Wimbledon për vitin 2026. në finalen e turneut më të rëndësishëm të fushave më bar, luajtur në Londër, ajo mundi 2-1 patrioten e saj Karolina Muchova (6-2, 5-7, 6-3).
Ky është triumfi i parë për tenisten 21-vjeçare në një turne të madh, pikërisht në finalen e saj të parë, duke mos zhgënjyer. Edhe pse Muchova rivalizoi, nuk arriti dot të ndalë vrullin e patriotes së saj, më këmbëngulëse në lojë.
Një ndeshje që mund të kishte përfunduar më herët për Noskova, që në setin e dytë shpërdoroi 5 mundësi për ta fituar ndeshjen, por më pas gaboi. Muchova nuk arriti dot të përfitojë nga shansi që iu dha dhe në setin e tretë u dorëzua.
Noskova bëhet tenistja e 10-të që fiton në Wimbledon në 10 vitet e fundit, çka tregon se ky turne po dhuron çdo vit surpriza. Ndërsa Muchova, duket se nuk arrin dot të bëjë diferencën në finale, duke humbur të dytën në karrierën e saj.





