130 milionë euro, PSG bën ofertën e çmendur për yllin e Serisë A

4 Maj 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Victor Osimhen pritet të jetë larg Napoli-t dhe Serisë A.

Presidenti De Laurentiis kërkon 150 milionë euro për ta shitur nigerianin në fundin e këtij sezoni.

Sipas Corriere dello Sport, PSG është ekipi favorit për ta marrë lojtarin.

Gjigantët e Ligue 1 thuhet se kanë ofruar 90 milionë euro, plus 40 milionë në bonuse.

Megjithatë, PSG mund të ketë konkurrencë nga Liverpool-i.

Osimhen mund të zëvendësojë Darwin Nunez, i cili ka pasur shumë probleme para portës, ose Mohamed Salah, i cili vazhdon të ndiqet nga klubet e Arabisë Saudite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit