“E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet me vendime të guximshme”, Duka reagon pas vebdimit të rëndësishëm të miratuar sot nga FSHF

23 Korrik 2026
20:35
Telesport
back button

Në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, miratoi rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027.

Vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas këtij lajmi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

“E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet me vendime të guximshme. Më shumë besim te talentet tona. Më shumë mundësi për brezin e ri. Një vizion i qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar”, shkruan Duka.

Në fakt, kishte kohë që është kërkuar nga tifozët, analistët dhe vetë protagonistët e futbollit vendas, miratimi i një rregulli të tillë. Në vendet fqinje është miratuar prej kohësh dhe i ka dhënë direkt frytet e para.

Më shumë mundësi për talentet vendase, FSHF miraton aktivizimin e detyrueshëm për lojtarët e rinj në kampionatet kombëtare

Lajme të tjera

Lajmet e fundit