Fund dramatik në Katalonjë, aty ku Espanyol u mund 1-2 nga Betis në minutat e fundit. Vendasit gjetën të parët golin me Fernandez Jaen në minutën e 28-të pas asistit të Lozano. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Espanyol.
Përmbysja e madhe e andaluzianëve erdhi në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt. Fillimisht Giovani Lo Celso, barazoi shifrat në minutën e 85-të me një gol shumë të bukur, ku e gjithë merita ishte e tij, pasi mori topin thuajse nga mesi i fushës dhe e dërgoi në rrjetë pasi kaloi një e nga një mbrojtjen kundërshtare.
Në minutën e 90-të, Antony shënon një gol të mrekullueshëm duke përmbysur shifrat në 1-2. Pas kësaj fitoreje, Betis renditet në vendin e pestë me 57 pikë, një pikë më pak se Villarreal i vendit të katërt. Espanyol mbetet në vendin e 14-të. Marash Kumbulla luajti si zakonisht titullar.







