E FUNDIT: Inter mbetet duarbosh, objektivi kryesor i zikaltërve arrin marrëveshjen me Chelsea-n?

23 Qershor 2026
21:24
Telesport
back button

Marco Palestra mund të quhet lojtari më i ri i Chelsea-t. E ardhmja e anësorit italian ka marrë një kthesë të papritur. Edhe pse lojtari kishte arritur një marrëveshje në parim me Interin për kushtet personale, si duket ka ndërruar mendje dhe në fund ka zgjedhur Chelsea-n.

Në anën tjetër, nëse oferta e fundit e Interit për Palestra-n ishte 45 milionë euro, Sky Sports zbulon se oferta e Chelsea-s është 50 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera bonuse, pra në total 55 milionë euro.

Një arsye madhore pse Palestra ka zgjedhur ofertën e Chelsea-s është edhe rroga. Inter i ofronte një rrogë vjetore jo më shumë se 2.5 deri në 3 milionë euro, Chelsea i ofron dyfish 5-6 milionë euro në sezon.

Kështu që më këto shifra, nuk ka vend për dyshime që Atalanta dhe Marco Palestra do të zgjidhnin ofertën e Chelsea-s. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit