“Zhbllokohet” Cristiano Ronaldo, i mjaftojnë vetëm 6 minuta lojë për të gjetur golin (video)

23 Qershor 2026
19:12
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në këtë Kupë Bote. Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit, “luzitanët” gjetën avantazhin që në minutën e 6-të.

Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Festë e madhe te Portugalia dhe të gjithë përqafojnë Cristiano Ronaldon, pas kritikave të shumta që mori pas barazimi 1-1 ndaj D.R. Kongo në ndeshjen e parë.

Ky është goli i 9-të në historinë e Kupës së Botës për Cristiano Ronaldon, ndërsa është goli i 974-të në gjithë karrierën e tij. Portugezi është lojtari i vetëm në histori që ka shënaur në 6 Botërorë rresht.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit