Atletico “dorëzohet” për Julian Alvarez, gjen zëvendësuesin ideal në Serie A

23 Qershor 2026
17:27
Telesport
back button

Pas deklartatës së fundit të bërë nga Julian Alvarez ku përsëriti sërish dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid, duket se kjo gjë ka krisur njëherë e mirë marrëdhënien mes palëve.

Duke qenë se janë të zënë ngushtë në këtë situatë, drejtuesit e Atletico Madridt janë drejt “dorëzimit” për të lejuar largimin e sulmuesit argjentinas. Mediet spanjolle zbulojnë se drejtuesit e “Colchoneros” e kanë gati lojtarin që do të zëvendësojë Julian Alvarez dhe për ironi të fatit do të jetë një tjetër argjentinas.

Bëhet fjalë për Lautaro Martinez, një dëshirë të vjetër të Diego Simeone. Lautaro është nën kontratë me klubin zikaltër deri në vitin 2029, por nuk përjashtohet aspak mundësia e largimit nga Inter për një ofertë shumë të mirë ekonomike. Vlera në treg e argjentinasit është rreth 85 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit