Menjëherë pas përfundimit të Botërorit, Vinicius Junior pritet të vendosë për të ardhmen e tij. Prej muajsh të tërë, anësori brazilian është përfolur për një rinovim të kontratës me Real Madridin, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por deri tani nuk ka ende asgjë zyrtare.
Në këtë situatë, zërat për një largim të mundshëm të brazilianit këtë verë apo dhe verën e ardhshme, janë gjithmonë e më shumë në rritje. Megjithatë, te Real Madrid janë të sigurt për një gjë: nëse Vinicius Junior nuk rinovon, klubi madrilen ka piketuar që tani zëvendësuesin ideal të tij.
Bëhet fjalë për Kenan Yildiz, yllin turk të Juventusit, i cili është objektiv i shumë klubeve të mëdha. Yildiz është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2030, klauzola e vendosur për shitjen e tij është jo më pak se 100 milionë euro.







