Atletico mund të zihet ngushtë, plani i Barcelonës për të ulur çmimin e Alvarez

23 Qershor 2026
16:30
Telesport
back button

Deklarata e fundit e Julian Alvarez pas fitores së Argjentinës 2-0 ndaj Austrisë, se dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij dhe se tashmë ka folur me njerëzit përkatës në Atletico Madrid për të gjetur një rrugëdalje, ka vënë drejtuesit e Barcelonës në lëvizje.

Mediet spanjolle zbulojnë se klubi katalanas ka gati planin për të ulur koston e çmimit për kartonin e Julian Alvarez. Kosto e transferimit të mundshëm të Alvarez mendohet të jetë rreth 150 milionë euro, një shumë që Barcelona nuk e ka në gjendje.

Për të ulur këtë kosto, Barcelona është gati të përfshijë në marrëveshje një lojtar si Ferran Torres, i cili pëlqehet shumë nga Diego Simeone dhe drejtuesit e Atletico Madridit. Vlera në treg e Torres llogaritet te 50-60 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit