Juventus për “pazar” te Real Madrid, bardhezinjtë synojnë goditjen e trefishtë

23 Qershor 2026
16:40
Telesport
back button

Ndërkohë që është në pritje të propozimit të fundit të bërë ndaj Dusan Vlahovic, Juventus nuk po rri duarkryq dhe po shikon alternativa të tjera për sulmin dhe jo vetëm.

Tuttosport zbulon se bardhezinjtë jani gati të bëjnë “pazar” te Real Madrid, ky synojnë të transferojnë tre lojtarë që janë jashtë planeve të Jose Mourinho-s.

I pari është Gonzalo Garcia, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Dusan Vlahovic, nëse ky i fundit nuk pranon rinovimin.

I dyti është Fran Garcia, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, ndaj largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm. Duke qenë se Real Madrid ka të paktën tre lojtarë të tjerë në pozicionin e tij duke nisur me Marc Cucurella, duke vazhduar me Alvaro Carreras dhe Ferland Mendy, Fran Garcia do të largohet me patjetër këtë merkato.

Emri i tretë është Franco Mastantuono, i cili po kërkon një ekip të ri ku të ketë mundësinë të jetë protagonist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit