2 gola të shpejtë në Barcelona-Celta Vigo! Ferran Tores “shkund” rrjetën, miqtë barazojnë shifrat (video)

19 Prill 2025
16:38
Telesport
back button

Barcelona po përballet me Celta Vigo-n në fushën e saj, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga. Katalanasit kanë gjetur shpejt golin me Ferran Torres që në minutën e 10-të.

25-vjeçari “shkundi” rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Miqtë nuk u demoralizuan dhe gjetën golin e barazimit 4 minuta më vonë.

Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe daljes së gabuar të Szczesny, Celta Vigo barazon shifrat me golin e Borja Iglesias, i cili dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Duran.

SHIKGOLAT25/

Lajme të tjera

Lajmet e fundit