Morata zbulon prapaskenën: Isha pranë Barcelonës, Xavi më donte në ekip

12 Qershor 2026
14:36
Alfred Lleshi
back button

Álvaro Morata ka zbuluar se ishte shumë pranë një transferimi te Barcelona, lëvizje që mund t’i kishte ndryshuar rrjedhën e karrierës së tij: “Po, isha afër t’i bashkohesha Barcelonës. Do të kishte qenë diçka krejt ndryshe të firmosja për Barçën”.

Morata tregoi gjithashtu se kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me Xavin, i cili e shihte si një element të rëndësishëm për projektin e tij.

“Xavi më telefonoi dhe më tha se, në atë moment, mendonte se mund ta ndihmoja Barcelonën. Ai më shpjegoi se, për mënyrën se si donte të ushtronte presion dhe për karakteristikat e lojës së ekipit, unë mund të isha shumë i dobishëm për ta”.

Në fund, transferimi nuk u realizua, por rrëfimi i Moratës konfirmon se Barcelona e Xavit e kishte konsideruar seriozisht afrimin e sulmuesit spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit