Klinsmann “ngushëllon” italianët: Më mirë pa Botëror sesa të dështosh si Gjermania

11 Qershor 2026
13:44
Alfred Lleshi
back button

Jürgen Klinsmann, kampion bote me Gjermaninë në vitin 1990 dhe ish-lojtar i Interit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” në prag të Kupës së Botës, duke komentuar edhe mungesën e Italisë.

Për axurrët tha: “Gjithmonë iu them miqve të mi italianë: më mirë të mos shkosh fare në Botëror sesa të bësh si Gjermania që nuk kaloi fazën e parë dy herë radhazi. Eliminimi i tretë radhazi i Italisë? Edhe unë vuaj. Tani duhet të rifillojë gjithçka. Ka mundësi të bëjë mirë pas kësaj ‘tragjedie sportive’, shpresoj t’u japë mundësi të rinjve të shfaqen në një moment kaq të vështirë”.

Për favoritët, ai tha: “Për mua janë Brazili dhe Portugalia”. Sipas tij, edhe Franca me Spanjën nuk janë të sigurta: “Franca ka gjithmonë probleme të brendshme, Spanja nuk e di si është”. Për Gjermaninë shtoi se Nagelsmann duhet të rikthejë energjinë dhe mentalitetin e skuadrës pas dështimeve në Rusi dhe Katar, duke theksuar nevojën për grintë dhe karakter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit